HISTORI EROTIKE ME KUNATEN E VOGEL SEKSI
Nuk di si ta them , para një muaj kam bërë seks me kunaten e vogel time ! Kam një muaj që kjo peshë është shumë e madhe për ta mbajtur në shpatulla I vetëm, por duke e ditur që nuk ja them dot askujt vendosa ta ndajë me ju, në anonimat. Nuk di a kam vepruar tamam 🙁
E di që të gjithë do më suleni, do më shani e mbase fyeni, sepse këtë gjë kam bërë dhe unë me veten time, por ishte thjesht një moment debulese, eksitimi. Rashe pre e provokimeve të saj, të cilat duhet ta pranoj i ka me shumicë dhe me vertete eshte shume po shume seksi. Ne jemi dy vëllezër, unë jam i vogli. Vëllai i madh është martuar prej 5 vitesh. Nusen ja gjeti familja, sepse ai është në emigrim prej 20 vitesh. Nusja jeton në shtëpi me ne, sepse vëllait akoma nuk i është mbushur mendja ta marrë andej. Ai ka qenë i martuar për letra dhe më duket se vazhdon akoma të ketë marrëdhënie me nje goce te huaj…
Histori Erotike | Seks me kunaten e vogel nusen e vellait
Me vëllain tim kemi 8 vite diferencë dhe të them të drejtën nuk para kemi patur ndonjëherë marrëdhënie të afërt. Ndoshta marrëdhënia mes meje dhe vëllait është kushtëzuar nga largësia. Kur ishim fëmijë, diferenca e moshës bënte që të mos rrinim shumë me njëri-tjetrin dhe kur u rritëm vëllai shkoi në emigracion. Megjithatë asgjë nga keto nuk e justifkon gabimin që bëra.
Nuk po e shkruaj këtë pjesë që të justifikohem, pasi qofshim të afërt ose jo, ai është vëllai im dhe unë nuk duhet t’ia kisha bërë një poshtërsi të tillë. Po ç’të bëj?! Tani është vonë për t’u kthyer pas. Ose më saktë nuk kam mundësi që të kthehem pas. Por jam I vendosur që të mos kem më lidhje me kunatën, pavarësisht se e shikoj që ajo vazhdon të përpiqet që të më josh. Po jua tregoj që nga fillimi se si nisi dhe më pas do të kërkoj mendimin tuaj se si duhet të verproj.
Unë jam djali I vogël dhe jetoj në shtëpi me prindërit. Kur u martua vëllai para pesë vitesh, erdhi këtu sa për dasmën. Qëndroi vetëm 3 muaj dhe iku përsëri. Gjatë këtyre pesë viteve është kthyer në shtëpi një herë në tre muaj. Gruan donte vetë që ta linte këtu, me idenë që atje ishte për të punuar dhe nuk ia vlente ta merrte me vete se do të mbyllej në shtëpi e nuk do të kishte çfarë të bënte dhe thjesht do të rrisnin shpenzimet. Unë mendoj që ai ka aryse të tjera, por nuk po I hy kësaj pjesë.
Ndonëse kur ishte vëllai këtu para 4 muajsh I thashë që nuk më dukej normale, që të jetonte gruaja këtu me ne dhe ai andej pa gruan e vet. Ma mori për ters, e ju duk sikur I thashë që nuk e doja gruan e tij në shtëpinë ku rrija unë. Ia shpejgova se mua nuk më prishte punë gruaja e tij se unë isha I dalë gjithë ditën, vetëm haja e pija në shtëpi.
SI BERA SEKS ME KUNATEN E VOGEL | HISTORI EROTIKE
Ndërkohë duke jetuar në një shtëpi me kunatën, krijova afrimitet me të. E kisha si shoqe se jemi dhe afër e moshë e bisedoja për shumë gjëra me të. Unë e kam një të dashur dhe kunatës I kisha treguar për të. Më jepte gjithmonë mendim se si të sillesha, po e shikoja që nuk e pëlqente shumë të dashurën time, se shpesh bënte komente negative.
Më thoshte të mendohesha mirë para se të vendosja të lidhja jetën me të se mund të gjeja ndonjë vajzë edhe më të mirë, që të ishte më e bukur dhe të shkonte më shumë me mua. Nuk ia merrja për ters këto fjalë, se mendoja se më priste sikur të më kishte vëllain e saj.
Kur kohët e fundit e vija re një ndryshim në sjelljen e kunatës, por nuk doja t’i orientoja mendimet e mia në drejtim të gabuar. E shikoja që visheshe disi më ndryshe, më provokuese. Vishte rroba të ngushta, gjë që nuk e kishte bërë më parë.
Dilte me dekolte dhe këtë gjë e bënte kur I qëllonte të ishte vetëm me mua, se kur ishin prindërit, vishte diçka sipër.
Prindërit e mi janë të moshuar dhe rrinë gjithë ditën në shtëpi se nuk kanë ku të shkojnë. Dhe që të them të drejtën nusja e vëllait ua bën të gjitha shërbimet. Është puntore e madhe, nuk ke ç’i thua në këtë drejtim. Para ca kohësh, babait I vdiq djali I xhaxhait, që jetonte në Durrës. Kështu që të dy prindërit u nisën për në Durrës.
Unë doja t’i shoqëroja, por atë ditë e tillë ishte situata që nuk shkëputesha dot nga puna. Kur u ktheva në drekë në shtëpi e gjeta kunatën vetëm. Ishte zbukuruar dhe ishte veshur shumë provokuese. Ndryshe nga herët e tjera u ul që të hante drekë bashkë me mua. Bëra sikur nuk e vura re llimisht se po ndjehesha në siklet, se ajo ishte nusja e vëllait tim. Por më trullosi me bukurinë e saj. Kur u ul në tavolinë filloi të më ankohej për burrin e saj që e linte pas dore, ndërkohë që ajo kishte nevojë për një mashkull.
Më afrohej dhe më prekte. Më thoshte që do të kishte dashur të kishte një burrë si unë, të pashëm e të përkushtuar. Të them të drejtën u eksitova. E kuptoja që ishte e gabuar ajo që po më ndodhte, por nuk e ndaloja dot veten.
SEKS ME KUNATEN E VOGEL | HISTORI E NXEHTE EROTIKE
Unë rrija si matuf, se nga njëra anë kisha dëshirë të bëja seks me të dhe nga ana tjetër nuk e merrja dot guximin.
Ajo erdhi m’u ul në preher dhe aty nuk u përmbajta dot. Nuk rrija dot pa ia plotësuar dëshirën, se dhe unë dëshiroja shumë të bëja seks me kunaten.
ISHTE CMENDURI
Ju betohem që deri në atë ditë nuk e kisha parë asnjëherë me atë sy, nuk më kishte shkuar kurrë në mendje që të bëja seks me kunatën, por atë ditë ajo m’u shfaq ndryshe, më provokoi dhe unë u tregova I dobët, nuk arrita ta mbaja veten. Mbrpa më vinte turp për atë që kishte ndodhur. I thashë dhe asaj që ishte një gabim që nuk duhet ta përsërisnim më.
Por ajo nuk ishte fare e penduar, më tha se kishte ndjekur zemrën dhe donte ta përsëriste gjithë jetën atë gabim. I thashë të mos ushqente iluzione të kota se nuk do të prishesha me vëllain për asgjë në botë.
Ajo më propozoi që ta mbanim të fshehtë lidhjen, por unë një gjë të tillë nuk mund ta bëj, është një faj shumë I madh për ta mbajtur mbi shpinë.
Tani e kam shumë të vështirë që të jetoj në një shtëpi me të se nuk e shoh dot në sy, se më kujtohet ajo që ndodhi dhe të them të drejtën më eksiton shumë ajo femër.
pavarësisht se nuk dua të bëj përsëri seks me të, sepse ajo është gruaja e vëllait tim.
Nuk dua t’i bie në sy as prindërve, dhe përpiqem të sillem si normalisht. Ajo ka filluar të shpreh shenja të hapura xhelozie për të dashurën time. Përpiqet të më bëj xheloz dhe mua.
Më thotë se nuk dua unë që të vazhdoj të kem punë me të, do të gjej ndonjë tjetër se nuk do ta mbyll jetën me prindërit e mi. Nuk më pëlqejnë këto fjalë, pavarësisht se mendoj që I thotë vetëm për të më bërë xheloz mua. Unë nuk kam xhelozi për të. Ajo është shumë seksi dhe po të mos ishte nusja e vëllait do të doja të bëja seks me të.
Por në situatën që jemi thjesht më vjen keq për tim vëlla, që gruaja po e tradhëton, por në të njëjtën kohë edhe unë si vëlla jam treguar egoist dhe I padrejtë.
Unë mendoj që vëllai im ka një jetë paralele jashtë, pra mendoj se ka grua tjetër andej. Një mendje më thotë t’ia tregoj vëllait që gruaja e tij më ka provokuar dhe kemi bërë seks me kunaten e vogel.
Ndoshta është më mirë edhe për të, që ta lërë të bëj jetën e vet gruan që ka këtu dhe të vazhdoj jetën jashtë, me atë që do.
Unë nuk e di tamam si janë rrethanat e tij andej se ai nuk fet hapur me mua, por I marr me mend.
Nëse do të kishte pasur një lidhje normale me gruan që ka këtu nuk do të jetonin njëri këtej e tjetri andej. Nuk di si të veproj. Edhe kunata më duket sikur më bën presion, që të më detyroj të kem lidhje me të. Nuk dua të gaboj përsëri. Dhe për më tepër unë dua të vazhdoj lidhjen me të dashurën që kam.
Ndoshta nuk është më e bukura në botë, por është një vajzë e mrië dhe që mua më do shumë.
Po mendoj edhe që të fejohem dhe të dalë në shtëpi më vete me të fejuarën, por e di që prindërit e mi nuk do të pëlqejnë një gjë të tillë. Ata janë me të vjetrën dhe duan të pleqërojnë me djalin e vogël. Nuk di si të veproj, shumë mendime më kalojnë nëpër mend, por jam I pavendosur se çfarë duhet të bëj.
Mirëpres edhe mendimet tuaja!